Site icon Telegrafi

Misionarë amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre rrëmbehen në Haiti

Një grup misionarësh amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre, përfshirë fëmijë, raportohet se janë rrëmbyer nga një bandë e armatosur pranë Port-au-Prince të Haitit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 15 persona u zbritën nga një autobus pasi vizituan një jetimore, thanë burimet e sigurisë të Haitit për mediat.

Pak detaje dihen, por zyrtarët amerikanë thanë se ishin në dijeni të raporteve.

Haiti ka një nga nivelet më të larta të rrëmbimit në botë, pasi bandat e fuqishme shfrytëzojnë situatën për të fituar para nga pagesat e shpërblimit.

Që nga vrasja e presidentit Jovenel Moïse në korrik, fraksionet rivale janë përpjekur të marrin kontrollin dhe mungesa e sigurisë ka intensifikuar luftën e përditshme për të mbijetuar të shumë haitianëve.

Misionarët e krishterë u kapën menjëherë pasi u larguan nga qyteti Croix-des-Bouquets dhe vazhdojnë të mbahen nga banda, sipas një burimi të sigurisë të cituar nga agjencia e lajmeve AFP, shkruan më tej BBC, përcjell Telegrafi.

Ministria e Drejtësisë në Haiti dhe Policia Kombëtare nuk kanë komentuar ende ndërkohë që as Qeveria amerikane ende nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi incidentin. /Telegrafi/

Exit mobile version