Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë, të cilët morën pjesë në një mision në Kabul janë kthyer mbrëmjen e djeshme në atdhe.
Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Brendshëm, Niko Peleshi, i cila ndau foto nga pritja e tyre në aeroport.
“Mirëseerdhët në atdhe! Kthehet Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan”, tha Peleshi.
Shqipëria po vijon të kontribuojë me misione paqeruajtëse në kuadër të NATO-s./ATSH