Afërdita Paçarada njihet për kurorën e bukurisë që e kishte fituar në vitin 1990.
Në fakt, bukuroshja këtë epitet e kishte fituar në shtetin shqiptar pasi që në atë kohë në Kosovë nuk organizohej gara e bukurisë shkaku i luftës.
Megjithëse ka mbushur të 45-tat, misi i parë kosovar nuk ka humbur asgjë nga linjat trupore, transmeton Telegrafi.
Së fundi, Afërdita ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale teksa duket mjaft në formë.
Ndryshe, bukuroshja shqiptare është nënë e dy fëmijëve dhe e martuar me afaristin Gazmend Abrashin. /Telegrafi/