Telegrafi

Mishi vezët dhe qumështi nuk shfaqin rrezik për kancer

Shkencëtarët nga Istituto Nazionale dei Tumori në Milano kanë analizuar të dhënat në lidhje me ushqyerjen te 320.000 femra nga vendet evropiane në periudhën prej vitit 1992 deri në vitin 2003.

Rezultatet kanë treguar se konsumimi i mishit, vezëve dhe produkteve të qumështit nuk paraqet rrezik më të lartë në shfaqjen e kancerit të gjirit.

Megjithatë, femrat të cilat kanë kaluar në menopauzë ishin më të rrezikuara të sëmuren nga ky kancer, nëse kishin ngrënë më shpesh produkte të mishit.