Mishi i skuqur i qenve shitet si qebapë nga shitësit e rrugëve në Vietnam, gjë që vërtetohet nga disa fotografi të tmerrshme nga një treg mishi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për trupat e qenve të vegjël të vendosur mbi skarë ndërsa shitësit përgatiten t’i bëjnë gati dhe t’i shërbejnë në restorantet e tregut të Hanoi ‘Thit Cho’.
Imazhet, të kapura nga Josh Edelson i cili po udhëtonte nëpër vend, tregojnë ndarjen e lëkurës të kafshëve ndërsa grumbullohen mbi njëra-tjetrën.
Madje, siç thuhet më tej, shumë prej qenve ende kanë dhëmbët në vend.
Josh, nga Kalifornia, tha se ai u përpoq për dy ditë për të gjetur shitësit që do t’i lejonin atij të filmonte pamjet e tilla.
Ai tha: “Herën e parë që u përpoqa, ata më larguan. Ata nuk më lanë të bëja fotografi, sepse është një pjesë mjaft e diskutueshme e kulturës së tyre – ngrënia e qenve”.
Megjithatë, “vendasit pretendojnë se ajo është pjesë e kulturës së tyre dhe se ajo duhet të mbetet”.
Josh tha në një moment gjatë një vizite në treg, ai pa që ushtarët i afroheshin një hapësire të tillë dhe priste t’i shihte ta mbyllnin.
Megjithatë, ai u befasua kur ushtarët vazhduan të blinin disa nga “qebapët e qenve”.
Ushqimi i qenve është ende i ligjshëm në Azinë Juglindore, megjithëse disa qeveri kanë në plan të ndalojnë konsumin e saj deri në vitin 2021.
Sidoqoftë, industria e mishit të qenve u tha se po lulëzon vetëm disa vjet më parë, me raportet se kafshët shtëpiake janë vjedhur nga shtëpitë për t’u kthyer në ushqim.
Vetëm në vitin 2014, thuhet se shtatë tonë qen të gjallë u dërguan në Hanoi çdo ditë, duke shtuar se shumica e kafshëve të dërguara vijnë nga Tajlanda fqinje, Kamboxhia dhe Laosi. /Telegrafi/