Qengjat e Dibrës, ashtu si vitet e fundit në tregun italian, tani edhe për herë të parë këtë vit do të mund të blihet edhe në tryezën e festës së Pashkëve në tregun kroat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Skënder Ame, kryetar i Shoqatës së blegtorëve ‘Dashi’ kjo shitje në tregun ndërkombëtar është për shkak të cilësisë së mishit të qengjit.
Ame shpreh pakënaqësi të blegtorëve për shkak të çmimit blerës e cila arrin 120 denarë për kilogram mishi. Për dallim para disa viteve kur çmimi ishte 180 denarë, ai shton, viteve të fundit ajo vazhdimisht po shënon ulje, njofton AIM.
‘Mbështetje e madhe për ne blegtorët janë gjithsesi të cilët na jep mbështetje. Si rezultat i asaj, po rritet numri i blegtorëve’, thotë ndër të tjera Ame. /Telegrafi/