Telegrafi

Mishi i prerë i lopës, nisi të lëvizte pasi u var në çengel (Video)

Në Guangzhou të Kinës, është filmuar një copë e madhe mishi, teksa lëvizte derisa ishte varur në çengelin e vitrinës së një mishtoreje.

Megjithëse ishte prerë për një kohë, masa ka nisur të pulsonte ngaqë i kishin mbetur gjallë disa nerva, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë e tregon këtë moment të pazakontë, ndërsa dikush në sfond dëgjohet duke i thënë të ndalojë.

“Kjo është arsyeja pse nuk ha mish, sepse nuk bën të ushqehemi me pjesë të shkëputura nga kafshët”, është një koment lidhur me rastin.

Mirëpo, zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë se gjithçka është në rregull dhe nuk ka rrezik nga ky mish i freskët. /Telegrafi/