Telegrafi

Mishi nuk shkakton kancer në gji

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e 120 mijë e 755 grave pas menopauzës. Të hulumtuarat kanë dhënë informata rreth ushqimit dhe se sa shpesh kanë ngrënë ushqimin e caktuar. Po ashtu ato kanë treguar edhe mënyrën e përgatitjes së mishit që kanë ngrënë.

Gjatë tetë viteve, tre mijë e 818 gra kanë zhvilluar kancer në gji, dhe sipas këtyre rasteve të studiuara paraqitja e kancerit nuk është lidhur me konsumimin e mishit (të kuq, të bardhë ose atij të gatuar në temperaturë të lartë).