Mishi i importuar nga Kanadaja dhe Brazili, për të cilin në publik u shkaktua panik të madh – se është me prejardhje të dyshimtë, sot informatat e këtilla i hodhi poshtë drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov.
Ai në konferencën për shtyp deklaroi se për mishin nuk ka qenë paguar dogana, por mishi ka qenë i shëndetshëm dhe i sigurte për konsumim. Ndryshe, bëhet fjalë për 1.200 tonë mish të ngrirë të derrit dhe viçit, të cilin para dy vitesh e ka importuar kompania nga Shkupi “Internacional fud bazar”.
“Dërgesat e mishit janë kontrolluar në kalimet kufitare. Dokumentet, vërtetimet shëndetësore dhe analizat kanë treguar se mishi është në rregull dhe i sigurt për konsumim. Bëhet fjalë vetëm për keqpërdorim financiar ndaj doganës”, tha Zoran Atanasov, drejtor i agjencisë për ushqim dhe veterinari. /TV21/