Telegrafi

Mishi i peshkut e zvogëlon rrezikun nga astma

Hulumtimi të cilin e kishte kryer universiteti mjekësor nga Roterdami, ku kishin marrë pjesë më shumë se 7.000 fëmijë, ka formuluar teorinë se konsumimi i hershëm i disa aminoacideve nga peshku mbron nga astma.

Brenga rreth disa alergjive eventuale ndaj ushqimit mesdhetar bën që disa prindër dhe disa mjekë ta shtyjnë futjen e peshkut në ushqimin e fëmijëve, por tashmë studimet e kanë vërtetuar se përfshirja e mishit të peshkut në ushqimin e fëmijëve si dhe konsumimi i mishit të peshkut nga ana e nënës gjatë kohës së shtatzënisë zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga astma.

Ekspertët nga Roterdami kanë vërtetuar se nuk ka rëndësi sasia e peshkut që konsumojnë fëmijët midis moshës gjashtë dhe një vjeçe – mjaftojnë edhe sasi krejt të vogla në mënyrë që të pakësohet rreziku për t’u prekur nga astma.
/Telegrafi/