Telegrafi

Mishi i përpunuar dëmton zemrën

Të dhënat e mbledhura nga miliona persona të eksperimentuar nga 10 vende, bëjnë të ditur se konsumimi ditor i rreth 50 gram mishi të përpunuar rrit deri në 42% gjasat për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës dhe 19% për t’u prekur nga diabeti.

Në studimin e botuar në revistën shkencore ‘Circulation’, shkencëtarët kanë arritur në përfundim se efekti negativ i mishrave të përpunuara vjen kryesisht nga përqendrimi i lartë i kripës dhe konzervansëve, të cilët mungojnë te mishi i freskët.

Edhe një varg studimesh të mëhershme e kanë lidhur konsumimin e lartë të kripërave me rrezikun më të lartë për paraqitjen e presionit të rritur të gjakut, faktorit kyç për sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/