Telegrafi

Mishi i kuq armik i shikimit

Në studim kanë marrë pjesë 6.734 vullnetarë të moshave, ndërmjet 58 dhe 69 vjeç, të cilët e kanë mbushur një formular në lidhje me llojin dhe shpeshtësinë e ushqimit të cilin e konsumojnë.

Gjatë periudhës trevjeçare, shkencëtarët kanë përcjellë dhe kanë analizuar gjendjen e syve dhe shikimin e pjesëmarrësve në studim.

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët konsumojnë mish të kuq dhjetë herë në javë, janë për 50% më të rrezikuar për t’u sëmurë nga degjenerimi makular, në krahasim me personat të cilët konsumojnë më pak se pesë herë në javë mish të kuq.