Përbërësit:
• 500 – 600 gr. mish viçi
• 800gr. bizele
• 1 qepë
• 1 karotë
• 1 domate
• 1 spec
• 1 dl vaj
• Majdanoz, kopër
• Kripë, biber I kuq, biber I zi
Përgatitja:
Për këtë gjellë mishi i përshtatshëm është i shpatullës. Pasi hiqen kockat, lahet e fshihet, pritet në racione dhe lihet të kullojë.
Copëzat e mishit të viçit i kavërdisim me qepë, spec, karotë, kripë, biber të zi dhe biber të kuq.
Shtojmë bizelet dhe ujin e nxehtë pak nga pak dhe ashtu i lëmë të zihen për afër një orë e gjysmë.
15 min para se bizelet t’i largojmë nga zjarri ia shtojmë domaten e grirë.
Bizelet servohen të nxehta në kombinim me pilaf, patate të skuqura dhe perime të ndryshme. /Telegrafi/