Site icon Telegrafi

Mish qengji me salcë limoni

Përbërësit:

▪ kofshë qengji
▪ verë e bardhë
▪ vaj ulliri
▪ gjalpë
▪ rigon
▪ kripë
▪ lëng limoni
▪ miell
▪ piper i zi pluhur

Përgatitja:

Skuqim mishin në vaj të nxehtë. Pasi të marrë faqe shtojmë hudhrën. Skuqim dhe pak dhe shuajmë me verë të bardhë.

E lëmë të shterojë vera dhe shtojmë ujë, rigon, kripë dhe piper. I japim valë dhe e lëmë të ziejë deri sat ë bëhet mishi.

Skuqim miellin në pak gjalpë, shtojmë pak nga lëngu i mishit bashkë me lëngun e limonit dhe e përziejmë mirë.

E hedhim përzierjen e miellit te tenxherja me mishin e qengjit. I japim valë, rregullojmë shijen për kripë dhe e shërbejmë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version