Për 4 persona
* 1 kg mish qengji nga shpatulla
* 125 ml shtalpë
* 1 lugë miell
* 3 lugë mustardë
* 2 patate të qëruara
* 2 karota
* vaj, kripë dhe piper i zi
* salcë
Shpatullës së qengjit ia largojmë kockën dhe mishin e presim në disa vende, për të fituar një sipërfaqe të rrafshët. Sipër mishit hedhim kripë dhe piper të zi dhe e lyejmë me mustardë. Mishin e mbështjellim në formë roleje dhe e lidhim me pe kuzhine. Edhe në pjesën e sipërme e lyejmë me mustardë dhe hedhim piper të zi.
Tavën e vëmë në zjarr dhe në të hedhim vaj. Në vajin e nxehtë e skuqim mishin. Karotat i presim në rrathë. Pastaj, copët e karotave i shtojmë në tavë. Patatet i presim në feta dhe i shtojmë në tavë. Në tavë hedhim 250 ml ujë. Pas 10 minuta, tavën e heqim nga zjarri dhe e mbyllim me fletë alumini. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 1 orë në temperaturë prej 220 gradë.
I nxjerrim fetat e patates dhe i vëmë në pjatë. Përmbajtjen e mbetur nga tava e derdhim në kullojsë mbi tenxhere. Pastaj, masën e shtypim me lugë.
Në enën me shtalpë e shtojmë miellin dhe përziejmë me lugë. Pastaj, shtalpën me miell e shtojmë në tenxhere, të cilën e vëmë në zjarr. Përziejmë me telin e kuzhinës. Pasi salca e fiton dendësinë e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri.
Mishit ia largojmë perin dhe e. presim në copë.
Në mes të pjatës për servirje vëmë nga patatet e pjekura. Sipër patateve i vëmë copët e mishit. Me garuzhdë, sipër e hedhim salcën nga tenxherja. Bishtin e qepës së njomë e presim në copë të imëta, të cilat i vëmë në pjatë.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e kuqe.