Për 4 persona:
* 1 pulë me peshë 1,3 kilogram
* 150 gr ananas nga konserva
* 200 gr oriz,
* 100 gr gjalpë
* 3 lugë gjelle miell
* 1 lugë e mesme salcë këri ("churry")
* 1 decilitër ajkë,
* 1 tubë majdanoz
* 1 kokë qepë
* erëza të përziera, kripë, piper i zi
Përgatitja:
1. Pula pritet në copë, tuba e majdanozit pastrohet dhe pritet në shkopinj, ndërsa qepa qërohet dhe lihet ashtu e plotë.
2. Në tenxhere të madhe bashkohen mishi i pulës, majdanozi dhe qepa. Shtohen erëza, kripë e piper i zi sipas shijes, shtohet ujë dhe zihet në temperaturë mesatare derisa të zbuten edhe mishi e edhe perimet.
3. Në tenxhere të veçantë të përshtatshme shkrihet gjalpi, shtohet mielli dhe kaurdiset pakëz. Pastaj gradualisht shtohet supë pule dhe përzihet derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.
4. Në salcën e përgatitur shtohet këri (churry"), ananasi, ajka, erëza të përziera dhe të gjitha zihen pakëz.
5. Orizi zihet në ujë me kripë, e pastaj kullohet nga lëngu i tepërt.
6. Mishi i pulës hiqet nga supa, derdhet mbi të salca e përgatitur dhe shërbehet me oriz të zier. /Telegrafi/