Telegrafi

Mish kali edhe në qoftet e IKEA-s

Zëdhënësja e IKEA-s, Ylva Magnusson, ka bërë të ditur se prodhimet në fjalë janë tërhequr nga dyqanet e Suedisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Hungarisë, Francës, Britanisë, Portugalisë, Italisë, Holandës, Belgjikës, Spanjës, Qipros, Greqisë dhe Irlandës.

Ajo ka thënë se dërgesat në vendet e tjera nuk kanë qenë të prekura.

Skandali me mish kali ka nisur në Evropë qysh në muajin e kaluar, rpaorton Rel. Ai ka çuar në disa tërheqje të produkteve nga tregu dhe ka bërë që qeveritë të nisin hetimet në industrinë e përpunimit të mishit. /Telegrafi/