Telegrafi

Mish hallall edhe në Kosovë

Tregu i prodhimeve hallall parashihet të arrijë shifrën rreth 3 bilionë dollarë në tërë botën, dhe është një treg në rritje të madhe dhe ka një numër të klientëve vazhdimisht në rritje. Vetëm vitin e kaluar kanë qarkulluar 635 miliardë dollarë prodhime “hallall”, prej të cilave 66 miliardë dollarë në Evropë.

Për ilustrim, Londra ka 6 milionë konsumues të produkteve “hallall”, por vetëm dy milionë prej tyre janë mysliman. Ndërsa në Kroaci të dhënat tregojnë se aktualisht janë dy mijë artikuj që vijnë nga 23 prodhues që kanë certifikatat “hallall”,të cilën e jep qendra e themeluar nga Meshihati i Bashkësisë Islame të Kroacisë, raporton portali Qendra.

Mirëpo, për të pasur të drejt për certifikim të ushqimeve se a i plotësojnë kushtet që të certifikohet një lloj prodhimi hallall, duhet të jetë institut i cili merret me këtë punë, ndërsa në Kosovë ende nuk kemi ndonjë institut të këtij lloji. Por si duket Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës është duke punuar për themelimin e një instituti të tillë që pritet të filloj së shpejti. /Telegrafi/