Qe se si përgatitet kjo gjellë!
Aq thjesht, por edhe aq e shijshme – do të bëhet gjellë e adhuruar juaja.
Përbërësit:
– një palë gjokse pule;
– 3 vezë;
– kripë;
– piper;
– miell;
– thërrmija buke;
– 200 g ajkë të thartë;
– pak mustardë;
– salcë kërpudhash;
– vaj, fletë majdanozi.
Përgatitja:
Mishin priteni në bërxolla dhe shtypeni mirë, qitni kripë, piper, lyeni me mustardë dhe rrotulloni në miell, pastaj vezët e tundura të cilave i keni qitur kripë.
Bërxollat kaloni nëpër thërrmija buke dhe fërgoni në vaj derisa të skuqen. Kur të piqeni qitni në letër kuzhine që të thithin tepricën e yndyrës.
Në tigan qitni pak yndyrë dhe qitni hudhrën e grirë, pastaj shtoni ajkën që të shkrihet.
Salcën e kërpudhave qiteni në tepsi, shtoni pak ujë tundni dhe qitni në ajkë dhe përzieni derisa të vlojnë.
Hiqeni nga shporeti. Bërxollat radhisni në pjatë dhe qitni sipër shtesën e kërpudhave dhe ajkën.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.