Site icon Telegrafi

Mish balene në menynë e Parlamentit Kanadez

Qeveria konservative e Kanadasë tha se do të kundërshtojë ligjin e BE-së, i cili është vendosur korrikun e vitit të kaluar me arsyetimin se gjuetia e balenave në bregun lindor ishte mizor dhe jo human. Një pjatë me mish të tymosur balene do të jetë në meny të mërkurën, njoftoi zyra e senatorit Celine Hervieux-Payette.

“Të gjitha partitë politike do të kenë mundësinë të demonstrojnë para komunitetit ndërkombëtarë solidaritetin e Parlamentit Kanadez me ata që mbesin gjallë nga gjuetia e balenave”, thuhet në një deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version