Mischa Barton pohoi se asaj i thanë të flinte me Leonardo DiCaprion kur ajo ishte vetëm 19-vjeçare.
Në një intervistë të vitit 2005, e cila është rishfaqur pas takimeve të fundit të DiCaprios me modelen 19-vjeçare Eden
Polani, ylli i “OC” kujtoi sesi publicisti i saj i atëhershëm e kishte nxitur të flinte me ‘playboy’-in famëkeq, i cili në atë kohë ishte 30 vjeç.
Barton, tani 37 vjeçe, i tha “Harper’s & Queen”, e cila më vonë u riemërua si “Harper’s Bazaar”, se përfaqësuesi i saj tha: “Shkoni dhe flini me atë njeri” kur panë DiCaprion në një sesion fotografik në Malibu, Kaliforni.
Për më tepër, aktorja e “Sixth Sense” pretendoi se ajo ishte këshilluar ta bënte këtë “për hir të karrierës së saj”.
Barton i tha revistës se ajo nuk kishte asnjë interes të dilte me një burrë të moshuar përpara se të pyeste: “A nuk është Leo, 30 apo diçka kështu?”.
Në atë kohë, ylli i “Titanic” ishte kthyer në treg pas ndarjes së tij nga supermodelja Gisele Bundchen pas një lidhjeje të trazuar pesë-vjeçare.
Intervista prej dekadash u shpërnda sërish në internet këtë javë pasi DiCaprio, tani 48 vjeç, u kritikua pasi u pa me Polanin në një ngjarje të “Grammy’.
Polani, e cila që atëherë e ka fshirë llogarinë e saj në Instagram, u fotografua e ulur pranë aktorit në festën e publikimit të Ebony Riley në PE në fillim të këtij muaji.
Por menjëherë pasi dyshja u panë së bashku, një burim i afërt me DiCaprio – sqaroi për Page Six se ato nuk janë në një lidhje romantike.
Para Polanit, DiCaprio ishte takuar me modele të shumta pas ndarjes së tij nga Camila Morrone verën e kaluar pas katër vitesh lidhje.
Dhe vitin e kaluar, fituesi i “Oscar” ndezi thashethemet për romancën me Gigi Hadid pasi ata u panë bashkë në New York.
Dyshja, të cilët njihen për një kohë, u panë për herë të parë duke u shoqëruar me një grup që përfshinte motrën e Gigi, Bella Hadid dhe Kendall Jenner në Art Basel në Miami në vitin 2019. /Telegrafi/