Pas informacioneve të djeshme se çmimi i energjisë elektrike ka rënë për 0.1%, zv. kryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajlovski, ironikisht përmes një statusit rrjetin social Facebook, vuri në dukje se qeveria më në fund mori diçka për të lavdëruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot, u bë jehonë e fuqishme ulja e çmimit të energjisë elektrike prej 0.1%, por natyrisht kjo është baza në arritjet ekonomike të kësaj qeverie. Natyrisht, marrim të njëjtin raport, rritja ekonomike e kësaj qeverie është 0.1% dhe menjëherë spiralja filloi të kthehej dhe energjia elektrike u zvogëlua për 0.1%”, shkruan Misajlovski. /Telegrafi/