Telegrafi

Misajllovski: Të vjedhësh nuk është vlerë evropiane

 

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski në emisionin “Për ose kundër” që emitohet në TV Alfa foli në lidhje me rastin e fundit me dhënien e tenderit për rikonstruimin e sallës “Boris Trajkovski”.

“Si është e mundur një kompani e afërt me BDI-në, familjar i një ish-zëvendëskryeministri të fitojë tender në vlerë rreth 2 mulionë euro për rikonstruimin e sallës për mbledhjen e OSBE-së”, u shpreh ai.

Ai tha se për të gjitha rastet do të ketë përgjegjësi penale dhe se Qeveria LSDM – BDI nuk mund të flasë për BE-në.

“Ata flasin për BE-në dhe për çdo ditë vjedhin, kjo nuk është vlerë evropiane”, u shpreh ai./Telegrafi/