OBRM-PDUKM është parti e cila është vazhdimisht me qytetarët dhe në këtë periudhë me bërjen e programit zgjedhor, i cili do të jetë më voluminozi deri më tani, theksoi Vllado Misajllovski nga OBRM-PDUKM në takimin e sotëm me qytetarët e komunës Vasilevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, numri më i madh i projekteve kanë ardhur mu nga takimet me qytetarë.
Zhvillimi i ekonomisë është prioritet dhe një ndër segmentet më të rëndësishme. Për suksesin në atë fushë flet edhe raporti i ‘Doing Business’, që sipas Misajllkovskit, është mirënjohje për përpjekjet e Maqedonisës që të jetë më konkurruese me shtetet e tjera në tërheqjen e investimeve. /Telegrafi/