Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski u shpreh se me partitë tjera politike bisedojnë rreth programit.
“Ne nuk flasim kush do të jetë ministër, por a do të ketë kapacitet që t’i zbatojë projektet. Për ne më e rëndësishme është puna dhe realizimi i projekteve”, tha Misajllovski.
Ai shtoi se partia e tij do të punojë edhe për pensionistët dhe se do të ketë rritje të pensioneve.
“Për pensionistët do të ketë 5.000 denarë rritje të pensioneve. Qeveria hodhi 300 milionë për autostrada dhe e shohim se autostrada nuk ka. Të gjitha shpenzimet joproduktive do t’i shkurtojmë dhe t’i çojmë aty ku duhet”, tha Misajllovski./Telegrafi/