Telegrafi

Misajllovski: OBRM-PDUKM është e gatshme për zgjedhje

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllvski në komunën e Jegunovcës në fushatën “Rindërtimi i Maqedonisë” u takua me banorët e kësaj ane dhe bisedoi për temat aktuale.

“Është mirë që një pjesë e madhe e qytetarëve vinë dhe tregojnë se çfarë të propozojmë në programin e ardhshëm të OBRM-PDUKM-së, e që duhet të jetë një nga programet më të mira dhe të prek gjithë qytetarët, për këtë shkak këtë periudhë jemi me popullin. OBRM-PDUKM gjithmonë ka qenë me popullin, por këtë herë për pak kohë na vjen Qeveria teknike, na vinë shumë sfida dhe për këtë shkak e gjithë kryesia e partisë është në terren, bashkërisht me qytetarët përgatisim programit”, tha Misjallovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se në fushatën zgjedhore partia i tij i ka kuadrot më të mira dhe se OBRM-PDUKM është e gatshme që ta udhëheqë Maqedoninë.

“Ne jemi njerëz ambicioz dhe duam projekte ambicioze, për këtë shkak gjithkund nëpër Maqedoni po ndodh ‘Rindërtimi i Maqedonisë’. I falënderoj qytetarët që dalin, na japin mbështetje dhe energji pozitive për të vazhduar”, tha Ai.

Ai përmendi politikat e gabuara që këtij pushteti dhe deklaratën e Stevo Pendarovskit.

“Në vend se të shpërndajë energji pozitive si Komandat i Lartë, si njeri që duhet të unifikojë, ne dëgjojmë se ai dëshiron të ikë sa më shpejt. Le të shkojë, ne ju themi të gjithë të shkojnë”, tha mes tjerash Misajllokvski./Telegrafi/