Site icon Telegrafi

Misajllovski: Kjo qeveri duhet të largohet, protesta e 18 qershorit do të jep përgjigjen e vërtetë

“Nuk ka rëndësi nëse protesta duhet të ndodhte më herët apo të ndodh më vonë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ndihen të zhgënjyer nga të gjitha politikat e viteve të kaluara të shohin se çfarë po ndodh. Le të vijnë të gjithë qytetarët, të shohim se sa të pakënaqur janë populli me pushtetin, të tregojmë nevojën për zgjedhje të parakohshme”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vlado Misajllovski për protestën e paralajmëruar të 18 qershorit.

Misajllovski theksoi se të gjitha sondazhet tregojnë se shumica e popullit dëshiron ndryshim dhe se shteti me këtë qeveri po shkon në drejtim të gabuar.

“Në sondazhet e fundit rreth 70% e qytetarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, dhe ajo që është më dëshpëruese është se shumë të rinjë dhe qytetarë duan të largohen nga Maqedonia. Problemet më të mëdha i shohin në ekonomi, në atë që po ndodh në politikë dhe shoqëri. Prandaj është e nevojshme që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare për të ndryshuar sa më parë këtë qeverisje mafioze që ndalon zhvillim e këtij vendi”, tha Misajllovski.

Lidhur me deklaratën e Pendarovskit se nuk ka kohë për zgjedhje sepse asgjë nuk do të ndryshojë, Misajlovski theksoi se Pendarovski nuk pritet të thotë se njerëzit e tij duhet të largohen dhe theksoi se zgjedhjet do të sjellin një qeveri që do të punojë për të mirën e qytetarëve.

Exit mobile version