Site icon Telegrafi

Misajllovski: Kemi bërë investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, i cili merr pjesë në Roterdam në takim ministror për korridoret transportuese evropiane, sot i prezantoi projektet infrastrukturore që realizohen në Maqedoni për zhvillim të korridoreve 8 dhe 10, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Maqedonia hyri në ciklin investues në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Për momentin, në Korridorin 10 aktivisht po punohet në autostradën Demir Kapi-Smokvicë dhe presim që autostrada të jetë gati në gjysmën e parë të vitit 2017. Ndërkohë po punohet edhe në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe presim të përfundojë në vitin 2018’, theksoi Misajllovski.

Në pjesën e infrastrukturës hekurudhore të Korridorit 8, ministri Misajllovski i prezantoi projektet për ndërtim deri në vitin 2023.

Krahas ministrave të transportit të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, BeH-së dhe Bullgarisë në të mori pjesë edhe komisarja për transport e Komisionit evropian, Violeta Bulc. /Telegrafi/

Exit mobile version