Telegrafi

Misajllovski: Jemi të përkushtuar të përmirësojmë infrastrukturën e transportit në Maqedoni

Ministri për transport dhe lidhje, Vllado Misajllovski, është duke marrë pjesë në takimin e ministrave për transport dhe lidhje të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Sofje të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, në takim diskutohet për arritjen e qëllimeve të Planit investues për Evropë, përfshirë rrjetin kryesor të koridoreve të transportit evropian në kuadër të BE-së dhe vazhdimi i këtij rrjeti në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, Misajllovski ka deklaruar se Maqedonia është e përkushtuar në realizimin e projekteve përreth korridorit 8 dhe 10, siç thotë, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës transportuese dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe konkurencës së rrjetit të vendit në këto koridore./Telegrafi/