Më 31 maj u nda nga jeta parodisti i dashur për të gjithë shqiptarët, aktori i humorit Muhamet Liko.
Aktori Mirush Kabashi ka treguar edhe amanetin e fundit të Metit, mikut e kolegut të tij të dashur.
“Humbje e madhe për të gjithë kombin, sepse ai kishte moshë për të na gëzuar dhe për të na bërë të gjithëve t’i vëmë gishtin kokës për problematikat që kishim. Parodistët e Vlorës nuk bëjnë humor për hatër të humorit; kishin një humor të zi që na bënte t’i thërrisnin kokën dhe bënin që të skuqeshin ata që na drejtojnë. Ata kanë ngritur vlerat intelektuale të Vlorës. Amaneti i fundit i Metit para se të ikte në Itali ishte transmetimi i vlerave të tyre te artistët e rinj. Dhanë shembullin si artistët mund të jenë dhe njerëz të jashtëzakonshëm”, u shpreh Kabashi. /GSH/