Telegrafi

Mirsad Çollaku: I lumtur me fitoren ndaj Maltës, të martën të gjithë në përkrahje të Kosovës

Kosova ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë ka triumfuar si mysafirë të kombëtares së Maltës me rezultat të thellë 5-0.

Pas takimit për Telegrafin ka folur zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Mirsad Çollaku, i cili ishte i pranishëm në stadiumin Ta’ Qali të Maltës.

Festa e fitores

Ai ka thënë se tashmë gjysma e punës është kryer dhe duhet të koncentrohemi në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

“Jemi të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe të lumtur me fitoren. Natyrisht, tashmë gjysma e rrugës ka përfunduar dhe tani presim ta finalizojmë punën e mirë kundër Azerbajxhanit”.

“Besoj se do të vazhdojmë me këtë ritëm të lojës dhe të arrijmë objektivin tonë, vendi i parë në grupin tonë. Ftoj ‘Dardanët’ masovikisht të vijnë në stadiumin Fadil Vokrri pasi që si kurrë më parë kemi nevojë për përkrahjen e tyre”, tha Çollaku.

Lexo po ashtu Malta 0-5 Kosova: Notat e lojtarëve, Rashica ylli

Theksojmë se pas kësaj fitore Kosova zë vendin e parë të Grupit 3 të Ligës D me 11 pikë, përkatësisht kanë dy më shumë se Azerbajxhanin.

Ndryshe, takimi i fundit i përfaqësueses sonë është kundër azerëve që do të zhvillohet të martën me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/