Telegrafi

Mirsa Kërqeli më se e lumtur në krahët e bashkëshortit (Foto)

Këngëtarja nga Gjilani, Mirsa Kërqeli, tash e një kohë më nuk po merret me muzikë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj janë shpërngulur në Kanada, ku kanë ndërtuar jetesën e tyre të re atje.

Çifti kanë së bashku dy fëmijë, Tiarin dhe Anën, të cilët tashmë janë prioriteti më i madh për prindërit e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mirsa, duket të jetë shumë e kënaqur me jetën e saj të re, dhe këtë gjë e vërtetojnë edhe fotografitë e hedhura në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Djaloshi Im”, ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku shfaqet më se e lumtur pranë bashkëshortit të saj, Granitit.

Vitet kalojnë dhe tregu muzikor evoluon, mirëpo Mirsa ende nuk ka konfirmuar nëse dëshiron t’i kthehet ndonjëherë skenës muzikore. /Telegrafi/