Telegrafi

Mirsa Kerqeli rikthehet në skenën muzikore (Foto)

Këngëtarja shqiptare ka një kohë të gjatë që nuk e kemi parë të ketë sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Por, Mirsa Kerqeli ka vendosur të rikthehet përsëri në skenën muzikore.

Kështu ka bërë të ditur këngëtarja përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

Ajo shprehet tejet e lumtur duke thënë se shumë shpejt emri i saj do të zërë vend në media për projektet muzikore.

“Djaloshi im”, “Pune e madhe”, “Ne banesen time”, e “Buzen mbi buze”, ishin vetëm disa nga këngët e kënduara nga Mirsa Kërqeli. /Telegrafi/