Ngjashëm sikurse ndërfaqet tjera, edhe Arrow synon ta bëjë telefonin tuaj dhe përvojën që ju e merrni me të më të mirë, dhe me pamje të re dhe të personalizuar.
Në fakt, Arrow ju jep qasje të shpejtë në aplikacionet që ju i përdorni më shpesh, si dhe ua mundëson dërgimin më të shpejtë të mesazheve tek miqtë tuaj.
Mbase aspekti më i rëndësishëm i Arrow është opsioni për mbajtjen e shënimeve, një karakteristikë e mirë për krijimin e listave dhe gjërave që ju duhen.
Arrow gjithashtu i përcjell detyrat e përdoruesit, si dhe ju lejon t’i ktheheni punës apo argëtimit me një klikim të vetëm.
Arrow tashmë është në dispozicion në Play Store, dhe me sa duket ka zgjuar interesimin e përdoruesve. (Telegrafi)