Telegrafi

Mirlinda Sopi-Krasniqi, kandidatja për deputete e LDK-së, mjeke, ligjëruese e mjeshtre e karatesë

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mirlinda Sopi Krasniqi përmes një videoje ka prezantuar biografinë e saj, ku kryesisht ka paraqitur përgatitjen e saj profesionale.

Sopi Krasniqi përveç se është specialiste në stomatologji dhe ligjëruese, po ashtu ka hobi edhe sportin, ndërkaq është mjeshtre në karate.

Sipas informacioneve të paraqitura në video, Sopi Krasniqi ka të gjithë titujt në karate.

Ajo ka qenë asambleiste, anëtare e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Për më shumë informacione në lidhje me kandidaten e LDK-së me numër 54 në listën e votimit, mund ta ndiqni videon më poshtë. /Telegrafi/