Telegrafi

Mirlinda Rexhepi prezantohet në Poloni

Ekspozita është titulluar “Shekulli i ri” dhe përfshinë 20 piktura të përzgjedhura nga 5 cikle veprash të artistes.

Të gjitha pikturat janë punuar në teknikën e akrilikut në pëlhurë.

“Janë vepra që i kam realizuar në 4 vjetët e fundit”, ka thënë piktorja Rexhepi për emisionin “Express Live”.

Ekspozita do të hapet në galerinë “Jatki” më 16 tetor ndërsa do të qëndrojë e hapur deri më 11 nëntor.

Mirlinda Rexhepi deri më tash është prezantuar në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë Kosovës.

Ajo është nderuar edhe me çmimin e parë në ekspozitën “Salloni i Nëntorit” (2005) në Prishtinë. /ktv/