Site icon Telegrafi

Mirlind Kryeziu shënoi gol të bukur në fitoren e Zurichut ndaj Luzernit

Zurichu ka fituar 3-1 në udhëtim te Luzerni në kuadër të javës së tretë në Superligën e Zvicrës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, që në minutën e pestë shënuan përmes Ugrinic, që u asistua nga Gentner.

Por, në minutën e 35-të, Mirlind Kryeziu i barazoi shifrat në 1-1, nga një harkim i Guerreros.

Blaz Kramer (44’) i përmbysi shifrat, duke shënuar nga loja e hapur, derisa dështoi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, fitoren e Zurichut e vulosi Antonio Marchesano në minutën e 75-të që shënoi për 3-1, duke siguruar kështu tre pikë.

Në këtë sfidë për Zurichun luajtën edhe Fidan Aliti dhe Bledian Krasniqi, me këtë të fundit që mori vetëm disa minuta në fund.

Ndërsa, te Luzerni, David Domgjoni dhe Lorik Emini u inkuadruan në pjesën e dytë, por që nuk arritën të shpëtonin skuadrën e tyre nga humbja. /Telegrafi/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1424401183058313216

Exit mobile version