Kosova ka shënuar dy fitore në miqësoret e qershorit, ku “Dardanët” fitoren e parë e realizuan në “Fadil Vokrri” ndaj San Marinos me rezultat 4-1, ndërsa të dytën ndaj Maltës fituan 2-1, ndeshjen që u zhvillua në Austri.
Katër golat në ndeshjen e parë i realizoi Vedat Muriqi, ndërsa Milot Rashica shënoi të dy golat në miqësoren e dytë.
Edhe pse ishin dy miqësore për t’i testuar futbollistët e rinj, ‘bomberi’ i Superligës së Kosovës, Mirlind Daku, luajti në total vetëm 10 minuta në të dy ndeshjet.
Sulmuesi i Ballkanit, ndaj San Marinos u fut në lojë në minutën e 82-të edhe pse rezultati ishte komod në të mirë të skuadrës tonë.
Në ndeshjen e sotme ndaj Maltës, ai u fut në lojë në minutën e 88-të, ku kishte kohë të prekte topin vetëm dy herë.
Daku ka realizuar plot 31 gola gjatë sezonit të fundit në Superligë, por Challandes nuk po i jep aspak hapësirë në ndeshjet e Kosovës, duke mos mundur sulmuesi t’i tregojë aftësitë e tij. /Telegrafi/