Site icon Telegrafi

Mirlind Daku në top formë para grumbullimit me kombëtaren, shënon për Rubin Kazanin

Mirlind Daku ka shënuar gol në fitoren e Rubin Kazanit në udhëtim ndaj Sochit ndeshje kjo e vlefshme për javën e 15-të në elitën e futbollit rus.

Daku shënoi golin e dytë në këtë sfidë në minutën e 66-të, duke shkuar në kuotën e tre golave në ligë.

Forma e tij e mirë padyshim se është një sinjal pozitiv para grumbullimit me Shqipërinë e cila po synon që të ‘prejë’ biletën e kualifikimit për në kampionatin evropian që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Kujtojmë se Daku ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në planet e përzgjedhësit Sylvinho, teksa ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në tri paraqitje me Shqipërinë.

Pas pesë ditësh Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Moldavisë në kërkim të tri pikëve të cilat do ta afronin edhe më shumë drejt realizimit të objektivit./Telegrafi/

Exit mobile version