Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte super ylli shqiptar, Mirlind Daku.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke filluar nga personi që ia dedikon suksesin në karrierë.
“Nuk e ka thënë kurrë këtë, por po e them për herë të parë. Isha shumë i lidhur shumë me qytetin e Gjilanit”, rrëfen Daku me emocione.
“Dola me fol me Tahirin (Batatinën) dhe u morëm vesh për krejt, por unë e kisha një rast në familje. Prej kur ka vdekur gjyshja ime, e kam ruajtur shumë gjyshin time”, ka shtuar më tej Mirlindi.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Daku i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/