Site icon Telegrafi

Mirlind Daku dhe Florent Hadergjonaj në formacionin e javës në Rusi dhe Turqi

Dy yjet nga Kosova, Mirlind Daku dhe Florent Hadergjonaj janë shpërblyer pas paraqitjeve të mira këtë fundjavë me klubet e tyre Rubin Kazan dhe Alanyaspor.

Fundjava e fundit ka qenë pozitive për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë lënë gjurmë në ekipet e tyre përkatëse.

Të tillë janë sulmuesi Daku, i cili shënoi gol për Rubin Kazanin në Rusi dhe mbrojtësi Hadergjonaj që asistoi me Alanyaspor në Turqi.

Paraqitjet e tyre të mira nuk mbeten pa u vlerësuar, pasi të dy përfunduan në formacionin më të mirë në Rusi, respektivisht në Turqi.

Është faqja e specializuar e statistikave SofaScore, e cila ka notuar pozitivisht reprezentuesin e Shqipërisë dhe reprezentuesin e Kosovës.

Daku u vlerësua me notë 7.9, ndërsa Hadergjonaj pati notë 8.1. /Telegrafi/

Exit mobile version