Sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, i ka bërë vetes një dhuratë super luksoze së fundmi.
Ylli i Rubin Kazan ka njoftuar ndjekësit se ka blerë një veturë të re të tipit Lamborghini, e cila kushton rreth 300 mijë euro.
Ai shihet i buzëqeshur teksa ka pozuar pranë makinës së re në një pompë derivatesh.
“Jeta është e mirë”, ka shkruar ai.
Në ndërkohë urimet nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e tifozët e tij.
Futbollisti i njohur këtë kohë ka thyer rekorde të njëpasnjëshme te Rubini.
Daku gjithashtu pritet të jetë në listën e Sylvinhos për ndeshjet e Shqipërisë në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjerogjisë. /Telegrafi/