Ajo fitoi kurorën e më të bukurës të “Miss Kosova 2013” dhe ka marr pjesë në garën e “Miss Universe 2013”.
Në nëntor të vitit 2013, ajo nënshkroi një kontratë me kompaninë e bukurisë së tanishëm të presidentit amerikan, Donald J. Trump, “Trump Model Management”.
Bëhet fjalë për bukuroshen Mirjeta Shalën, e cila ka bërë të ditur se po i kthehet projekteve të reja.
“U riktheva”, ka shkruar shkurt në llogarinë personale në Instagram, Shala.
Kujtojmë se 23-vjeçarja është studente e Administrimit të Biznesit Ekonomik dhe Marketingut në Universitetin AAB-Riinvest.
Ajo gjatë këtyre viteve që i ka munguar skenave të modës i është përkushtuar rolit e të qenit nënë të një fëmije.
Ndryshe, neve na mbetet ta shohim se në çfarë projekti do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm Shalën. /Telegrafi/