Deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqija, dje është dekretuar nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si konsulle e përgjithshme e Kosovës në New York.
Për të ushtruar këtë detyrë, ajo duhet të jep dorëheqje nga posti i deputetes, duke ia lëshuar këtë vend deputetes tjetër femër që vije në radhë, transmeton Koha.net.
Sipas listave zyrtare të zgjedhjeve që gjenden në faqen zyrtare të KQZ-së, deputetja që do ta zëvendësojë atë do të jetë Mirjeta Kalludra.
Kalludra ka marrë 6,135 vota në zgjedhjet e 2014-s, duke u renditur si kandidatja e 44-t për nga votat e marra. Ajo ka qenë pjesë e LDK-së në Klinë dhe ka konkurruar nga ajo komunë.
https://youtu.be/YrAMDf5blbk