Site icon Telegrafi

Mirjana Jevtiq në takime “urgjente” në Qeveri

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Mirjana Jevtiq gjatë ditës ka zhvilluar takime me krerë të lartë të Qeverisë, derisa temë kryesore ishte plani që ajo të tërhiqet nga posti i ministres pas urdhrit të ardhur nga Serbia.

Kështu i ka thënë Klan Kosovës një burim nga Lista Serbe i cili ka bërë me dije se shumica në këtë listë janë për atë që Jevtiq të tërhiqet edhe publikisht nga pozita e ministres.

Jevtiq u emërua ministre pas shkarkimit të Ljubomir Mariqit nga kryeministri Isa Mustafa.

Exit mobile version