Site icon Telegrafi

Miriami i jep fund spekulimeve: Këto janë fjalët emocionuese për bashkëshortin pas suksesit të koncertit (Foto)

Alban Skenderaj ka mbajtur mbrëmë një koncert gjigant për nder të 17 vjetorit të bankës “ProCredit Bank”, ku ishin prezent mijëra fansa të këngëtarit.

E këtij suksesi i është gëzuar edhe bashkëshortja e këngëtarit, Miriam Cani, e cila e ka uruar uruar publikisht për suksesin.

Gjithashtu ajo ka shprehur emocionet që ka ndjerë kur si fëmijët trevjeçar, ashtu edhe të moshuarit, brohorisnin emrin Albanit, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, këngëtarja i ka dhënë fund thashethemeve se është shkurorëzuar prej Skenderajt.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version