Telegrafi

Miriami: Albani, mashkulli ideal

“Për mua Albani është mashkulli ideal. I vështirë në detaje të vogla, siç mund t’i ketë çdo mashkull. Por asgjë që ndikon në lidhjen tonë”, ka thënë Miriami gjatë një interviste për Panorama.

“Jemi një çift që kemi gjetur gjuhën e përbashkët që në fillim. Kjo është shumë e rëndësishme. Duke qenë se jemi në paqe me vetveten, jemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Respektojmë karakteret e njëri-tjetrit dhe mundohemi të jemi sa më të drejtë. Gjithçka tjetër është krejt normale si te çdo çift tjetër”, ka shtuar më tej këngëtarja.

E pyetur nëse është e vërtetë se ka qenë pikërisht babai i saj ai që e ka prezantuar atë me Albanin, Miriami ka konfirmuar: “Është e vërtetë”. /Telegrafi/