Miriam Peruzzi, menaxherja italiane, e ka transferuar Ali Sowe nga Chievo në skaudrësn e Skënderbeut nga Korça.
Prezantimi i Ali Sowe, i sulmuesit në pronësi të Chievos, te Skënderbeu ishte dje lajmi i ditës në kampin korçar.
Mirëpo, një vëmendje të madhe mori agjentja e lojtarit. Risia ishte se Ali Sowe përfaqësohet, pikërisht nga italiania 35-vjeçare, Miriam Peruzzi.
Kjo e fundit është e njohur në shtetin fqinj, si një zbuluese talentesh në vendet afrikane.
Bukuroshja italiane nuk ka munguar as dje në prezantimin e Ali Sowe, të cilin e zbuloi në Gambia dhe e transferoi më pas te Chievo në vitin 2012. /Shqiptari.eu/Telegrafi/