Telegrafi

Miriam Cani shtatzënë?

Këngëtarja është duke jetuar në Tiranë, ku është pjesë e jurisë në spektaklin e talenteve “The Voice”. Dhe veç karrierës, edhe marrëdhënia e saj me Alban Skënderajn duket se po shkon më së miri, edhe pse çifti nuk ka planifikuar ndonjë dasmë.

Sipas mediave në Shqipëria, këngëtarja së fundmi ka postuar foto të fëmijëve në Facebookun e saj, duke nxitur thashethemet se ajo mund të jetë shtatzënë.

As Miriami e as Albani nuk kanë komentuar spekulimet. /Telegrafi/MAPO/