Këngëtarja e njohur Miriam Cani ka kohë që është distancuar nga muzika, dhe kjo për shkak se i është përkushtuar rritjes së vajzës së saj të vogël, Amelisë.
Mirëpo ajo nuk mungon në rrjetet sociale, të cilat janë një lloj ‘dritare’ ku fansat kanë mundësinë ta ndjekin sado pak veprimtarinë e fundit të këngëtares.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku iu ka prezantuar fansave nënën e saj, në një fotografi të realizuar kur ajo ishte shumë e re.
Nga imazhet shohim një vajzë të re të veshur me kostum tradicional shqiptar, teksa duket sikur vallëzon me shami. Kjo dëshmon edhe që shpirti i artistit tek këngëtarja Cani është i trashëguar.
Fansat e kanë pëlqyer shumë këtë fotografi, gjersa kanë komentuar shumë për ngjashmërinë që ka Miriami me vajzën e saj. /Telegrafi/